All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Pistoletën te koka”/ Burg për rumunin “plot imagjinatë” që trafikonte shqiptarë në Britani

All - Paragraf - 1

Një i ri që aspironte për t'u bërë student, u dënua me 27 muaj heqje lirie nga gjykata në Britani, pasi tentoi që të trafikonte shqiptarë në ishull.  Ai befasoi jo pak gjyqtaren, kur tha se ishte detyruar që të trafikonte njerëzit, pasi u kërcënua se do t’i merrej jeta.

All - Paragraf - 3

Mihail Cretu, 23, vjeç u kap nga policia me 2 persona të tjerë në makinën e tij në tunelin që lidh Francën me Anglinë, ndërsa po tentonte që të kalonte kanalin anglez. Një vajzë 19 vjeçare u gjet e mbuluar me një batanije në ulësen e pasme, kur një djalë 20 vjeçar u gjet i fshehur në bagazh.

Cretu, me kombësi rumune tha se 4 persona kishin ndjekur atë në Londrën lindore, i kishin vënë pistoletën te koka dhe ia kishin bërë të qartë se do i vrisnin familjen nëse nuk u bindej.

Por ai më pas e pranoi se kishte trafikuar emigrantët shqiptarë dhe u shpall fajtor. Për këtë punë do të merrte 1 mijë paund.  Avokati i tha gjyqtares se i riu po kalonte kohë të vështira e kishte nevojë për para, ndërsa synonte të niste universitetin.

Por gjyqtarja e çështjes Catherine Brown u shpreh se 23 vjeçari dëshironte para pa u lodhur e meritonte të dënohej, pasi kishte thyer ligjin. Historinë e tij ajo e quajti “plot imagjinatë”.

Të fundit