Flash News

KRYESORE

Piu helm në gjykatën e Hagës, publikohen letrat që la Slobodan Praljak

Janë publikuar letrat që i dënuari i Hagës për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, Slobodan Praljak, i la familjes para se t’i jepte fund jetës javë më parë në gjykatë.

Motivi i këtij akti kuptohet qartë në dy letrat, të cilat i kanë dorëzuar hetuesit e KB bashkëshortes së tij.

“Vendimin e ndërprerjes së jetës në rast se shpallem fajtor e kam marrë kohë më parë, i qetë, me vetëdije dhe mirë të menduar”, ka shkruar Praljak në letrën e parë, të dedikuar familjes së tij.

Siç pretendohet, në letrën e dytë ai i drejtohet bashkëshortes. “Kaq, mendoj që letrën “Për familjen” do të duhet ta publikosh, në mënyrë që të pengohen thashethëmet, supozimet, gënjeshtrat, etj. të pafundme, ka porositur Praljak.

Kujtojmë që Praljak ka pirë cianid në gjykatën e Hagës më 29 nëntor, pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për Ish Jugosllavinë (ICTY) e konfirmoi dënimin prej 20 viteve burgim për krime lufte.

 

Të fundit