Flash News

KRYESORE

Pjanic lëshon kunja për Interin, deklarata që djeg

Pjanic lëshon kunja për Interin, deklarata që djeg

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka lëshuar kunja për Interin dhe akuzat që dhanë ekipet e tjera për fitoren ndaj Genoas. Ai mendon se të gjithë mund të bëjnë gabime, madje dhe gjyqtarët. Mesfushori i Juves u shpreh në lidhje me episodet e dyshimta në ndeshjen e fundit të fituar në Serie A.

"Kjo ideja për të fajësuar dikë është mënyra më e lehtë. Sikurse gabojmë ne lojtarët në fushë, ndodh që edhe gjyqtarët të mos jenë të saktë ndonjëherë. Sidoqoftë, sot është VAR-i, që i ndihmon shumë gjyqtarët, edhe njerëzit. Në teori, teknologjia duhet t’i eleminojë polemikat, por kjo nuk po ndodh. Në fund të fundit, ekipet e forta duhet të fitojnë pa kërkuar alibi. Pastaj, gabimet iu ndodhin të gjithëve, pro ose kundër. Dueli në distancë mes Juventusit dhe Interit? Unë dëshiroj të mendoj vetëm për renditjen e ekipit tim. 

"Është bukur të jesh në krye, por nevojitet përqendrim dhe jo relaksim. Nuk kujdesemi shumë për Interin, duhet të shohim rrugën tonë. Nëse qëndrojmë në këtë distancë, do të luajmë pa frikë. E kemi treguar se ky ekip është ndërtuar për të fituar. Duam ta mbajmë titullin këtu në Torino". 

Të fundit