Flash News

KRYESORE

Pjanic tregon momentin e Ronaldos, flet për problemet e tij

Pjanic tregon momentin e Ronaldos, flet për problemet e tij

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka reaguar pas fitores me Atletico Madrid-in në Champions League. Boshnjaku ka treguar dhe momentin jo të mirë që po kalon Ronaldo, por ka besim se portugezi mbetet më i miri.

"Jam duke luajtur mirë, kisha disa probleme muskujsh pas ndeshjes me Leccen, por jam mirë. Kam të njëjtin shqetësim si Cristiano Ronaldo. Ai ka dhimbje në gjurin e tij, por ai është lojtari më i rëndësishëm që kemi. Ai e ka demostruar me kokën se është numri një dhe ne nuk shqetësohemi për këtë.

"Ne donim kreun e grupit dhe tani e kemi. Të shohim me kë do të përballemi në raundin tjetër, kushdo që të jetë, ne jemi të përgatitur. Ne jemi i vetmi ekip që nuk kemi humbur asnjë ndeshje dhe i kemi fituar pothuajse të gjitha. Ne duam të fitojmë Champions Leaguen", - tha Pjanic.

Të fundit