Flash News

KRYESORE

Pjata e gabuar që tensionoi darkën mes dy liderëve botëror

Të njohësh kulturën e përgjithshme të personit me të cilin darkon, është kushti më minimal që duhet të disponojë kushdo, e jo më një lider shteti.

Darka mes kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe dhe atij të Izraelit, Benjamin Netanyahu duket se nuk ka shkruar siç duhet.

Një pjatë e gabuar është bërë shkak që mes dy vendeve të lindë një debat, lidhur me njohjen e kulturave.

Darka mes tyre ka shkuar mirë deri në momentin kur është servirur ëmbëlsira. Siç edhe duket nga foto, ëmbëlsira është servirur brenda një këpuce prej metali.

Edhe pse kryeministri i Japonisë dhe bashkëshortja nuk e dhanë veten, kjo ëmbëlsirë shkaktoi mjaft debate në të dyja vendet.

Një diplomat japonez i tha mediave izraelite se ata nuk e kishin kuptuar se çfarë kishte dashur të tregonte shefi i kuzhinës që serviri atë pjatë, pasi për japonezët nuk ka asgjë më të ulët se sa këpuca dhe krahasimi me të.

Kjo pasi vetë liderët e Japonisë nuk hyjnë kurrë në shtëpitë e tyre me këpucë veshur.

Të fundit