Flash News

KRYESORE

“Pjerin Ndreu fshehu aksidentin e djalit të kryebashkiakut të Laçit”

“Pjerin Ndreu fshehu aksidentin e djalit të kryebashkiakut të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazh të polici dixhital, ku ky i fundit denoncon një ngjarje të ndodhur dje në Mamurras.

Sipas këtij të fundit djali i kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi teksa ngiste makinën është përplasur me një shtyllë elektrike dhe ka prishur një lokal, ndërsa flitej edhe për të plagosur.

Polici i shkruan Berishës se sot teksa ka qenë në terren, askush nuk ka pranuar të japë deklaratë, ndërsa sipas tij ngjarja është fshehur nga Bardhi dhe deputeti i PS-së Pjerin Ndreu.

Statusi i plotë:

Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Zoti Berisha,jam nje punonjes policie ne Lac,Kurbin.Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22.Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri,ka thyer shtyllen e dritave,ka prishur nje lokal,flitet dhe per te plagosur...!Sot e ter policia kemi qen ne vendngjarje,por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet...Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kan mbyllur kte skandal Flm z.Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet...

Të fundit