Flash News

KRYESORE

Pjerin Ndreu reagon pas përgjimeve: Kështu komunikon socialisti

Pjerin Ndreu reagon pas përgjimeve: Kështu komunikon socialisti

“Është komunikim normal, nuk ka të bëjë me shit-blerjen e votave”. Kështu u justifikua Pjerin Ndreu,  ish deputeti i PS, pasi gazeta gjermane “Bild” publikoi përgjime, ku ai i bën presion drejtorit të Shkollës së Dibrës, që t’u kërkojë votat mësuesve.

“Përgjimet janë indice por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar t’u them se komunikimi im s’ka te beje me shit blerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet.

Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI qe te quhet presion. Nëse nuk lejohet tu kërkohet vota nga ne socialisteve, atëherë është tjetër gjë.”, shkroi Ndreu, në profilin e tij në Facebook.

Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës shtoi se përgjimi është një flluske sapuni.

“U nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht te jete pjese e strukturat politike për ato qe nuk e dine këtë gjë dhe te votoje partine ku aderon!”, komentoi Ndreu.

Të fundit