Flash News

KRYESORE

Pjesa e parë komandohet nga Liverpool, City përtokë

Pjesa e parë komandohet nga Liverpool, City përtokë

Pjesa e parë e ndeshjes Manchester City – Liverpool është mbyllur me avantazhin 0-2 të miqve. Skuadra e Jurgen Klopp po luan shkëlqyeshëm dhe Guardiola duket i pashpresë pas 45 minutave të para.

Fillimisht për skuadrën e kuqe shënoi Fabinho nga jashtë zone me një gjuajtje fantastike, ndërsa golin e dytë dhe të sigurisë e shënoi Salah me kokë, pas një krosimi nga Robertson nga krahu i majtë, me topin që kaloi gjithë zonën e vendësve pa probleme.

City duket i shokuar deri tani. Vështirë që Guardiola mund të bëjë gjë me këtë ritëm të avashtë dhe mungesë motivimi.

Të fundit