Flash News

KRYESORE

Pjesa e parë Milan-Bologna: Zhbllokohet Piatek, Theo gol dhe autogol

Pjesa e parë Milan-Bologna: Zhbllokohet Piatek, Theo gol dhe autogol

Pjesa e parë e ndeshjes Milan-Bologna sonte ishte thjesht fantastike! Tre gola dhe me "Djallin" në avantazh 2-1, nuk mund të kërkosh më shumë nga një betejë e tillë futbolli ndërmjet dy skuadrave relativisht të ngjashme, ndonëse me synime të ndryshme.

Pas rreth dy muajsh, sulmuesi kuqezi, Piatek, më në fund është zhbllokuar duke fituar një penallti dhe duke e kthyer atë në gol me lehtësi. Për Milanin më pas shënoi edhe mbrojtësi Hernandez për 2-0, por qe i pafat pak minuta para mbylljes së pjesës së parë me autogolin që shënoi.

Deri tani ndeshja është 2-1 dhe me siguri që edhe 45 minutat e dyta do të jenë fantastike.

 

Të fundit