Flash News

KRYESORE

Pjesë e "Dancing" për 7 edicione me radhë, Ilir Shaqiri tregon personazhin e preferuar

Ilir Shaqiri, balerini dhe kryetari i jurisë së ‘Dancing With The Stars’ për 7 edicione me radhë, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Lart e poshtë’, ku ka folur për eksperiencën e tij në show-n e kërcimit.

I pyetur në lidhje personazhin e tij të preferuar në gjashtë edicionet e Dancing, Iliri ka zgjedhur fituesen e edicionit të tretë, këngëtaren Elvana Gjata.

“Ajo ka qenë një personazh skenik i fuqishëm, ka pasur interpretim dhe ka qenë e përpiktë”, ka thënë balerini për Elvanën.

Ndërkohë në lidhje me marrëdhëniet që ka pasur me konkurrentët, ai është shprehur se jashtë kamerave ka pasur shumë hatërmbetje nga gjykimet e bëra.

“Ka pasur shumë hatërmbetje nga gjykimet që kam bërë. Artisti shqiptar është egocentrik, kërkon shumë nga vetja. Disa preken më shumë sidomos nga termat që unë kam përdorur duke u munduar t’i afrohem fjalorit që të gjithë mund ta kuptojnë”, ka thënë Ilir Shaqiri.

Të fundit