Flash News

KRYESORE

Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet i riu nga Tirana

Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet i riu nga Tirana

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Në pranga përfundoi Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Genovës, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal”.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, sqaron policia.

Të fundit