Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet i riu nga Tirana
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Në pranga përfundoi Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Genovës, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal”.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.
Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, sqaron policia.