Flash News

KRYESORE

Pjesë e himnit të Kupës së Botës, Era Istrefi tregon skuadrën e zemrës

Pjesë e himnit të Kupës së Botës, Era Istrefi tregon

Nata e mbrëmshme nuk ishte e veçantë në Tiranë vetëm nga fitorja e Zvicrës, ekip ku luajnë 4 lojtarë me origjinë shqiptare, por edhe prezenca e Era Istrefit, këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila është pjesë e himnit zyrtar të Kupës së Botës së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Me rastin e ndeshjes së Zvicër – Kosta Rika, Presidenti Ilir Meta organizoi një pritje në ambientet e presidencës, ku të ftuar ishin artistë të fushave të ndryshme, ku binin në sy edhe motrat Istrefi, Nora dhe Era.

Në një intervistë për “Neës24”, Era ka treguar se cila është skuadra e zemrës në këtë botëror.

“Patjetër që Zvicra”, u shpreh këngëtarja, ndërsa dënoi edhe gjobën e FIFA-s për gjestin e Shaqirit dhe Xhakës.

Era do të performojë më 15 korrik në orën 17:00 në Luzhniki Stadium në Moskë, në finalen e kampionatit. Kujtojmë që këngëtarja Era Istrefi gëzon pasaportë shqiptare, pasaportë e cila i ka hapur rrugët duke mos i shkaktuar probleme për hyrjen në Rusi, vend për në të cilin do të niset brenda pak ditësh.

Të fundit