Flash News

KRYESORE

Pjesë e një bande kriminale në Itali, arrestohet shqiptari

Pjesë e një bande kriminale në Itali, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi mbi të rëndonin akuza se ishte pjesë në një organizate kriminale.

I arrestuari është shtetasi me iniciale M. Xh., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë vitit 2016 dyshohet se ky  shtetas ishte pjesë në një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë.

"Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 74 i ligjit 309/1990 dhe Nenet 3, 4 të ligjit 146/2006 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

Të fundit