Flash News

KRYESORE

“Pjesë e pushtimit shqiptar”, BBC artikull për Bebe Rexhën: “Jemi të fortë. Jemi ndërtuar si kuajt, për të përballuar çdo gjë”

“Pjesë e pushtimit shqiptar”, BBC artikull për Bebe

BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexhës, e cila ndodhet në krye të klasifikimeve në Britani me këngën ‘Girls’, në bashkëpunim me shqiptaren tjetër, Rita Orën.

BBC raporton se, përveçse është një këngëtare e shkëlqyer, Bebe është dhe një tekstshkruese shumë e mirë, duke qenë se ka krijuar disa nga hitet më të mira në botë. Mund të përmendim “The Monster” të Rihanna dhe Eminem apo “Me, Myself and I” të G-Eazy. Megjithatë rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, sepse asaj i është dashur për 10 vite me rradhë të trokas në dyer të ndryshme dhe më pas të marrë atë që meriton.

“Ajo është pjesë e pushtimit shqiptar të listave botërore”, shkruan BBC, njësoj si Dua Lipa dhe Rita Ora, ajo ka prejardhje shqiptare.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Ne jemi të fortë, jemi të ndërtuar si kuajt dhe ne mund të përballojmë çdo gjë”, – thotë Bebe Rexha për shqiptarët.

Në artikull thuhet se babi i saj, Flamuri, ka shkuar në Amerikë që në moshën 21 vjeçare dhe ka punuar fort për familjen e tij. Megjithatë në fillim familjarët e saj nuk pëlqenin që ajo të merrej me muzikë. “Muzika shikohej si diçka e keqe. Babai më thoshte: ‘Kjo është karriera e djallit’”, – ka treguar Bebe.

Albumi i ri i Bebe Rexhës, ‘Expectations’, do të publikohet javën e ardhshme, ndërkohë që ka publikuar në versionin audio dhe video tre këngë të reja.

Të fundit