Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrje e ulët në Kukës, e pohon dhe n/kryetari i KZAZ

Pjesëmarrje e ulët në Kukës, e pohon dhe n/kryetari i KZAZ

Për qarkun e Kukësit pjesëmarrja në votime ka qënë e ulët, të paktën deri në orën 16:00.

Këtë e ka pohuar nënkryetari i KZAZ në Has, Selman Qema, i cili ka deklaruar se deri në këtë orë kanë marrë pjesë në votime rreth 18% e popullsisë.

Qema e argumenton pjesëmarrjen e ulët si shkak i motit të nxehtë dhe shton se pjesëmarrja në votim pritet të rritet në orët e pasdite, për shkak të rënies së temperaturave.

“Procesi i votimit filloi që në orën 07:00, me hapjen e të gjitha qendrave të votimit. Nuk kemi pasur asnjë problematikë.

Deri më 16:00 kanë marrë pjesë mbi 2 mijë votues, nga mbi 15 mijë që janë, pra rreth 18%. Pjesëmarrja pritet të ndryshojë në orët në vijim, me rënien e temperaturave”, tha Selman Qema.

Të fundit