Flash News

KRYESORE

Plagos me thikë 59-vjeçarin në Durrës, i riu arrestohet nga patrulla rastësore e policisë

Plagos me thikë 59-vjeçarin në Durrës, i riu arrestohet

Një person është plagosur me thikë sot në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, shtetasi M.P. 19 vjeç ka qëlluar me thikë Q.Xh, 59 vjeç, të dy nga Durrësi.

Autori është arrestuar fill pas ngjarjes, pasi një patrullë policie ka rastisur me shërbim në atë zonë.

“Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh, 59 vjeç, banues në Durrës.

Patrulla e Policisë Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit