Flash News

KRYESORE

Plagosen dy minatorë në minierën e Bulqizës

Plagosen dy minatorë në minierën e Bulqizës

Dy minatorë u plagosën në minierën e kromit në Bulqizë, ndërsa ishin duke punuar. Atyre iu dha ndihma e parë dhe janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e sotme në orën 20:50. Të plagosurit janë Altin Kola dhe Mentor Gjeta.

Policia e Bulqizës njoftoi se sapo mori informacion për aksidentin në punë, shkoi menjëherë në vendngjarje, ku ngriti një grup hetimor, që po kryen hetimet  dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Të fundit