Flash News

KRYESORE

Plagosën me armë të zotin e banesës gjatë grabitjes, arrestohen dy autorët

Plagosën me armë të zotin e banesës gjatë grabitjes,

Policia e Dibrës njofton se ka zbardhur vjedhjen e banesës të ndodhur më datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës. Policia njofton se ka arrestuar dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër dhe Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes”, njofton policia.

 

Të fundit