Flash News

KRYESORE

Plagosën me thikë shqiptarin, arrestohen dy reperët në Itali

Plagosën me thikë shqiptarin, arrestohen dy reperët në Itali

Janë arrestuar dy reperët italianë Finizio, 36 vjeç, i njohur me emrin e artit “Malacarne” dhe Juri Margini, 22 vjeç, pasi akuzohen për tentativë vrasje.

Ata akuzohen nga prokuroria e Reggio Emilias në Itali për plagosje me thikë ndaj shtetasit shqiptar Aldi Shpijati, 22 vjeç. Sulmi me thikë erdhi pas një grindje të ndodhur në 4 shkurt të vitit të kaluar në Scandiano, jo shumë larg nga stacioni kryesor i trenit në Reggio Emilia.

Sipas raportimin të autoriteteve vendase, Shpijati ndërhyri në mbrojtje të disa bashkatdhetarëve të tij, dhe u godit me thikë në bark e gjoks nga dy persona.  Juri Margini u arrestua në shtëpinë e tij në Viano, ndërsa Malacarne u gjurmua nga policia e Xhenoas  duke u brë i mundur arrestimi i tij.

Të fundit