Flash News

KRYESORE

Plagoset 22-vjeçari në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën

Plagoset 22-vjeçari në Shkodër, jashtë rrezikut për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në pishinat e kompleksit Dubai.

Ranko Tomas nga lagjia Mëhalla e Cakajve është plagosur në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur nga një sherr momental. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ngjarja s’ka lidhje me zgjedhjet.

Njoftimi i policisë

Informacion

Paraprak Më datë 25.06.2017, ora 18:00, jemi njoftuar se në lagjen Bahçallek dhe pikërisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R. Th, 22 vjeç, banues lagjen Fahri Ramadani, Shkodër. Shtetasi R. Th, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën. Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Gjithashtu sqarojmë se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Të fundit