Flash News

KRYESORE

Plagoset me armë i riu në Elbasan

Plagoset me armë i riu në Elbasan

Pas përplasjes me armë zjarri, mbrëmjen e sotme ka mbetur i plagosur një i ri në Elbasan. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë Teatrit Skampa, në një pikë llotoje, në lagjen “Beqir Dardha”.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është paraqitur në Kirurgjinë e Spitalit të Elbasanit me një plagë në këmbë. Dyshohet se plagosja ndodhi pas një konflikti mes disa personave, ku një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar prej aty.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

 

Të fundit