Flash News

KRYESORE

Plagoset me armë zjarri një 52-vjeçar

Plagoset me armë zjarri një 52-vjeçar

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë një shtetas duke e plagosur me armë zjarri.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has. Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën. Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.

 

Të fundit