Flash News

KRYESORE

Plagoset me armë zjarri vëllai i deputetit Pacolli

Plagoset me armë zjarri vëllai i deputetit Pacolli

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë. KosovaPress mëson se bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëllain e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.

Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi për KosovaPress edhe nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli, i cili njëherësh të plagosurin e ka djalë xhaxhai.

“Po bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli për KosovaPress.

Nga Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast.

Të fundit