Flash News

KRYESORE

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Tiranë

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Tiranë

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në rrugën 'Frosina Plaku' në Tiranë. I plagosuri me iniciale S. GJ., u godit me thikë nga shtetasi me iniciale E. K., i cili është shpallur në kërkim nga policia.

25-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

"Në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.K, ka plagosur  me mjet prerës  shtetasin  S.Gj, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën", raporton policia.

 

Të fundit