Flash News

KRYESORE

Plagoset me thikë një person në Durrës, policia jep detajet

Plagoset me thikë një person në Durrës, policia jep detajet

Plagoset me thikë një person në Durrës.

Policia njofton paraprakisht se një 60-vjeçar ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Të fundit