Flash News

KRYESORE

Plagoset me thikë një person në Shkodër, arrestohet autori

Plagoset me thikë një person në Shkodër, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me thike fshatin Rragam të Shkodrës. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorin.

Ndërkohë, i lënduari është dërguar në urgjencën e Spitalit të Shkodrës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Më datë 03.06.2018, në ora 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Rragam, Shkodër, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. H, 49 vjeç, banues në fshatin Rragam, i cili ndodhet tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të Policisë së Shkodrës është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç. Po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

 

Të fundit