Flash News

KRYESORE

Plagoset rëndë 24-vjeçarja nga shpërthimi i bombulës së gazit në banesë

Plagoset rëndë 24-vjeçarja nga shpërthimi i bombulës

Pas një kohe “qetësie” nga aksidentet me bombula gazi, mëngjesin e sotëm është rikthyer ankthi dhe tmerri nga një aksident i tillë. Bëhet e ditur se një 24 -vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç, ku bombola e gazit e cila ishte vendosur në ballokonin e apartamentit ka shpërthyer.

Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë.  Aktualisht ajo ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit