Flash News

KRYESORE

Plagoset me thikë 30-vjeçari nga Elbasani

Plagoset me thikë 30-vjeçari nga Elbasani

Dy persona me iniciale përkatësisht S.P dhe E.P janë konfliktuar me thika duke plagosur P.Teta 30 vjeç.

 Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” të Elbasanit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pronësie.

30-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore dhe procedurale.

Të fundit