Flash News

KRYESORE

Plagoset me thikë studenti shqiptar në Itali, u kërkoi të ulnin volumin e muzikës

Plagoset me thikë studenti shqiptar në Itali, u kërkoi të

Një student shqiptar në Itali është bërë pre e një sulmi me thika ditën e sotme.

Shqiptari është qëlluar nga dy persona të paidentifikuar ende në një stacion autobusi në komunën e Campogalliano në Modena. Studenti shqiptar është 19 vjeç  dhe kryen studimet e larta në Institutin “Vallauri di Carpi”.

Mësohet se konflikti ka nisur në autobus, ku 19 vjeçari u ka kërkuar autorëve të ulnin zërin e muzikës pasi po e shqetësonte. Ata nuk e kanë pritur mirë kërkesën e shqiptarit dhe sapo autobusi ka arritur në stacion të tre personat e përfshirë në konflikt kanë zbritur. Autorët kanë goditur studentin me thikë duke e lënë të plagosur dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata kishin tipare aziatike dhe dyshohet se janë shtetas kinez.

Të fundit