Flash News

KRYESORE

Plagosi aktorin në Tiranë, policia arreston autorin

Plagosi aktorin në Tiranë, policia arreston autorin

Policia ka arrestuar një 31 vjeçar si i dyshuar për plagosjen e aktorit Mishel Prela (Manoku) mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në pranga ka rënë shtetasi Miklar. T., 31 vjeç.

Policia njofton se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 20.07.2017 rrugën “4 Dëshmorët”, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin M. P., 31 vjeç, në pjesën e barkut dhe gjymtyrë i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së aktorit.

Të fundit