Flash News

KRYESORE

Plagosi me armë boksierin e Vllaznisë, arrestohet autori 25-vjeçar

Plagosi me armë boksierin e Vllaznisë, arrestohet autori

Autori 25-vjeçar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë Nelson Hysa ka rënë sot në prangat e policisë.

Ngjarja ndodhi më 6 maj ku Kolë Progni 25 vjeç, lindur në Salcë të Shkodrës, plagosi me armë Nelson Hysën. Burime të policisë bëjnë me dije se Progni është arrestuar sot në Mal të Zi pas bashkëpunimit të Interpol me policinë e Malit të Zi.

Ndaj këtij shtetasi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar Urdhrin e Arrestit datë 21.06.2017, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin V. K., dyshohet se janë autor të ngjarjes së ndodhur më datë 06.05.2017, ku rreth orës 14.00, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në lagjen “Qemal Stafa”, Bashkia Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë shtetasin N.H, i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autorët lëviznin me motor, dhe kur i janë afruar 32-vjeçarit e kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën fundore të shpinës duke u larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë shuma gjurmë. Menjëherë pas ngjarjes Hysa u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit