Flash News

KRYESORE

Plagosi bashkëshorten, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Athinë

Plagosi bashkëshorten, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në

Policia greke ka arrestuar një shqiptar në Athinë, pasi dje qëlloi me thikë bashkëshorten duke e lënë të plagosur rëndë.

Mediat greke bëjnë më dije se 45-vjeçari Mirosh Bardhi, që plagosi rëndë gruan e tij, Anxhela Bardhi, ka rënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme.

Gruaja e tij ndodhet ende në gjendje kome dhe mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e xhelozisë për bashkëshorten.

Të fundit