Flash News

KRYESORE

Plagosi kryetarin e degës së PD, arrestohet autori i ngjarjes

Plagosi kryetarin e degës së PD, arrestohet autori i ngjarjes

Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin plagosjes së 50-vjeçarit, Gjovalin Rica të mërkurën në fshatin Bushkash të Matit.

Burime nga policia thanë se në pranga ra shtetasi Agustin Braca, 59-vjeç, banues në fshatin Stojan.

Mësohet se për motive të dobëta, 59-vjeçari ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin me iniciale Xh.R në ambjentet e jashtme të banesës së tij.

“Rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari)”, – citohet nga deklarata e policisë.

Policia tha se nga dyshimet e krijuara, si dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh.R. nuk ishte vetëplagosur.

Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua arma e përdorur.

Të fundit