Flash News

KRYESORE

Plagosi me armë boksierin e Vllaznisë, arrestohet pas dy vitesh autori nga Shkodra

Plagosi me armë boksierin e Vllaznisë, arrestohet pas dy vitesh autori

Arrestohet në Shkodër autori i plagosjes me dy plumba të boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa, dy vjet pas  ngjarjes.

Në pranga ka përfunduar Valter Ksolla, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë atje i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim" mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Gruda Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit