Flash News

KRYESORE

Plagosi me armë dy të rinjtë në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i ngjarjes

Plagosi me armë dy të rinjtë në Shkodër, identifikohet

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy të rinj.  Policia ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e ngjarjes, një 35-vjeçar me inicialet E. D., banues në lagjen Skënderbeg.

Kujtojmë se, dy të rinjtë 24-vjeçar, Edison Gjeka dhe Ndue Pali, mbetën të plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i plotë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbetën të plagosur dy shtetasit E. Gj. dhe N. M.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje.

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit