Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Plagosi me thikë infermieren e fshatit, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të martës në fshatin Arrëz në Lushnje. Një infermiere e qendrës shëndetësore të fshatit mbeti e plagosur me thikë, autor i të cilës ishte shtetasi me inicialet A.M., 36-vjeç. Ky shtetas u arrestua në kohë rekord nga policia.
“Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.
Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.
Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, shkruhet në deklaratën e Policisë.