Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Plagosi me thikë në mal babë e bir, arrestohet në pyll 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona, babë e bir. Policia njofton se ka arrestuar Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar– Mallakastër.
“Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit “Buzkalemaj”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë porsa ka marrë informacionin, nga forcat policore është organizuar puna operacionale dhe në kohë rekord është kapur në pyllin e fshatit ”Buzkalemaj” autori i ngjarjes”, njofton policia.