Flash News

KRYESORE

Plagosi me thikë të riun, arrestohet pronari i lokalit në Fier

Plagosi me thikë të riun, arrestohet pronari i lokalit në Fier

Plagosi me thikë të riun, pranga pronarit të lokalit në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 47 vjeçar i cili ka plagosur një 27 vjeçar me mjetë prerëse.

 Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 2:30 në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.

47 vjeçari në një lokal të marrë me qira nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Të fundit