Flash News

KRYESORE

Plagosi me thikë tre persona, arrestohet 40-vjeçari

Plagosi me thikë tre persona, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Divjakës pasi akuzohet se ka plagosur me thikë tre persona.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, ku shtetasi Kujtim Imeri, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfliktit i ka qëlluar me thikë.

Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por u kap nga policia teksa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit.

Të fundit