Flash News

KRYESORE

Plagosi me thikë 34-vjeçarin, arrestohet i riu nga Vlora

Plagosi me thikë 34-vjeçarin, arrestohet i riu nga Vlora

Një 34 -vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një përplasje të ndodhur afër zonës së Triportit në Vlorë.

Sipas policisë, një konflikt për motive të dobëta ka bërë që rreth orës 19:30, 27 – vjeçari Janaq Karavoqiri dhe K.K, 21-vjeç të godasin me thikë 34-vjeçarin, i identikuar vetëm me inicialet E.A. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy autorët e kësaj ngjarjeje mësohet se kanë kundërshtuar gjithashtu punonjësit e policisë të Stacionit Triport duke mos iu bindur urdhërit të tyre. Në fund, autoritetet kanë arrestuar 27- vjeçarin Karavoqiri, ndërsa për 21-vjeçarin ka filluar procedimin penal.

 

Të fundit