Flash News

KRYESORE

Plagosi me thikë një person në Tiranë, arrestohet autori

Plagosi me thikë një person në Tiranë, arrestohet autori

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person në Tiranë.

Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:10 pranë rrugës “Kongresi i Manastirit”.

Mësohet se policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

-Arben Lezo banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti Lezo ka plagosur shtetasin me iniciale T.K.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

 

Të fundit