Flash News

KRYESORE

Plagosi tregtarin e peshkut me sëpatë në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka vënë sot në pranga shtetasin Paulin Paloka,  nën akuzën e plagosjes me dashje të tregtarit të peshkut, shtetasit me inicialet I.D.

44 vjeçari, Paloka ditën e djeshme goditi me sëpatë shtetasi I.D, 54 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar.

Sipas  Komisariatit të policisë së Shkodrës, 54-vjeçari i plagosur banues në fshatin Guri i Zi, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepër penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Të fundit