Flash News

KRYESORE

Plagosja e efektivit, reagon policia: Ja çfarë ka ndodhur

Plagosja e efektivit, reagon policia: Ja çfarë ka ndodhur

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth plagosjes së efektivit të policisë, Ermal Bregu.

Policia thotë se efektivi ishte jashtë orarit të shërbimit kur ndodhi ngjarja. Sipas policisë, efektivi ka debatuar me dy shtetas banorë të lagjes dhe në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Informacion paraprak

Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B. Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Të fundit