Flash News

KRYESORE

Plagosja e rëndë në Shkodër, policia arreston autorin në kohë rekord

Plagosja e rëndë në Shkodër, policia arreston autorin

Policia e Shkodrës arrestoi në kohë të shpejt autorin e plagojes së rëndë, të shtetasit Gëzim Bici, ngjarje që ndodhi pasditen e të martës në afërsi të Urës së Bunës. Sipas informacionit zyrtar të Policisë, emri i autorit nuk jepet për aryse të hetimeve.

“Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 - vjeçarit. Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është  bërë i mundur  identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohështetasi Gëzim Bici ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë zjarri, pistoletë. Ai ka marrë dy plumba në trup, duke u plagosur rëndë. Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin e Shkodrës në Reanimacion dhe në rrezik për jetën.

 

Të fundit