Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Plagosja me armë e 18-vjeçarit në Selitë, arrestohet autori i dytë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar si bashkëautor i dyshuar në plagosjen e një 18-vjeçari mesditën e së premtes në zonën e Selitës.
Pas disa orësh ndjekjeje intesive efektivët e komisariatit Nr.2 kanë kapur e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, 22-vjeçarin Stelio I.
Së bashku me të atin, A. I., të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë 18-vjeçarin M. Sh.
Mësohet se policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., atë dhe bir.