Flash News

KRYESORE

Plagosja me armë e kryetarit të degës së PD-së, pistat ku po heton policia

Plagosja me armë e kryetarit të degës së PD-së, pistat

Mbrëmjen e sotme policia njoftoi se një person kishte mbetur i plagosur me armë zjarri në fshati Bushkash të Matit.

I plagosur është Gjovalin Rica, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Ulëz.

Policia njofton se Rica është vetëplagosur ndërsa është dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Policia ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj.R, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit