Plagosja me armë mbrëmë në Tiranë, policia jep detajet

Policia ka zbardhur detajet e para lidhur me plagosjen e një personi mbrëmë në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, një 24-vjeçar u plagos me armë në dorë në Rrugën “Tre Dëshmorët”.

“Rreth orës 22:45, në Rrugën “Tre Dëshmorët” është lënduar lehtë në dorë (djegie) dyshohet me armë zjarri shtetasi D. V.,24 vjeç,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.