Flash News

KRYESORE

Plagosja me armë në Shkodër, njëri prej tyre është nipi i të ekzekutuarit 7 vite më parë

Plagosja me armë në Shkodër, njëri prej tyre është

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se të plagosurit janë dy të rinj 24-vjeçar Edison Gjeka dhe Ndue Pali. Të rinjtë janë plagosur në këmbë, por ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Policia informon se është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së. Po ashtu janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Një prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, Edison Gjeka, është nipi i një 50 vjeçari të vrarë rreth 7 vite më parë, Gjon Gjeka.

Gjon Gjeka u ekzekutua në shkurt të vitit 2013, teksa 50-vjeçari ishte tejet i njohur si misionar për pajtimin e gjaqeve në zonën veriore.

Ai gjithashtu ka qenë ndaluar tre herë nga policia, fillimisht si i dyshuar se ka vjedhur degën e Thesarit në vitin 1997, më pas për armëmbajtje pa leje dhe më vonë për mashtrimin e një biznesmeni, por në të tre rastet ka dalë i pafajshëm.

Në atë kohë, ekzekutimi u dyshua se u krye nga vrasës me pagesë, të cilët e prisnin Gjekën në hyrje të pallatit ku jetonte.

Gjeka nuk ka dyshuar fare se personat në motor, që po e prisnin poshtë shkallëve të pallatit fare pranë makinës së tij, kishin dalë për ta vrarë.

Aq më tepër që autorët e ngjarjes kanë pritur sa viktima është afruar pranë tyre dhe e kanë qëlluar tri herë në pjesën e gjoksit, një vrasje e konsideruar gjakftohtë.

Të fundit