Flash News

KRYESORE

Plagosja në Laç, policia arreston gjatë natës autorin

Plagosja në Laç, policia arreston gjatë natës autorin

Policia ka arrestuar shtetasin Xhevahir Lika, pasi dyshohet se qëlloi me arme zjarri mbrëmë në Laç pas një sherri me një person tjetër.

Lika u arrestua gjatë natës pranë zonës së Gjormit.

Ai u konfliktua me shtetasin Gent Bushin i cili mbeti i lënduar.

Njoftimi policisë

Në Laç, pas një konflikti të çastit mes dy shtetaseve, ata janë goditur me grushte dhe sende të forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qelluar me armë zjarri në ajer dhe është larguar.

Nuk ka të lenduar nga të shtenat.

Policia ka shkuar menjehere në vendngjarje dhe fale veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh.L, që qelloi me arme zjarri në ajer.

Policia është vene në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Të fundit